Trump e tepron, e akuzon Kanadanë për djegien e Shtëpisë së Bardhë

PUBLIKUAR

Vendosja e tarifave nga ana e Trump të mirave që Bashkimi Evropian eksporton ka acaruar vendet e Evropës së tepërmi.

Para pak ditësh u raportua për një telefonatë të tensionuar mes të Trump dhe presidentit francez, ku burime të CNN e përshkruan telefonatën mes të dyve si të tensionuar, transmeton gazetametro.net

Hiç më pak e tensionuar nuk ka qene edhe biseda në telefon mes Trump dhe kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau.

Raportohet se kryeministri kanadez e kishte kritikuar ashpër Trump’in për vendimin e tij për vendosje të tarifave ndaj hekurit dhe aluminit.

Ndërsa, Trump i ishte përgjigjur duke i thënë se a nuk ishin kanadezët ata që dogjën Shtëpinë e Bardhë.

Trump po përdorte për argument një referencë historike për të justifikuar veprimet e tij në këtë kohë. Më konkretisht, ai po i referohej luftës së vitit 1812. Për më tepër, Trump u gabua sepse nuk ishte Kanadaja por Britania ajo që kishte sulmuar Shtëpinë e Bardhë, si kundërpërgjigje ndaj një sulmi në York të Ontarios.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...