Me kamomil dhe sodë buke mund t’i eliminoni rrathët e zinj poshtë syve

PUBLIKUAR

Të gjithë e dimë se soda e bukës është një përbërës me shumë përdorime. Ka një përdorim të gjerë për përgatitjen e maskave të bukurisë, pastrimin e shtëpisë dhe hidratimin e lëkurës. Dhe pse jo, për të eliminuar rrathët e zinj: ato rrathë të errët poshtë syve që na bëjnë të ndihemi  të lodhur dhe të çrregullt. Për fat të mirë, duke përdorur make-up, mund t’i fshehim, por për të përfunduar punën duhet të mësojmë më parë si ta përgatisim këtë ilaç natyral dhe ta aplikojmë në mbrëmje, pas heqjes së make-up.

Përbërësit:

-1 lugë çaj sodë buke;

-1 filxhan çaj kamomil;

-Tamponë  pambuku

Përgatitja:

Merrni një lugë çaji sodë buke dhe shtojeni atë në një filxhan me kamomil të ngrohtë, i cili është qetësues dhe stimulues. Më pas përziejeni mirë deri sa e gjitha të shkrihet plotësisht dhe të krijohet një masë. Pasi të keni krijuar këtë, duhet të zhysni një tampon pambuku dhe më pas ta aplikoni atë në pjesën poshtë syve. Duhet ta përsërisni këtë veprim herë pas here duke përdorur tamponë të tjerë pambuku.  Aplikimi do të duhet të zgjasë në total 15-20 minuta, shkruan Shendeti.com.al.

Përsëriteni këtë procedurë një herë në ditë, dhe pas disa aplikimeve ju do të shihni rrathët poshtë syve që do të zhduken ngadalë.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...