Stoltenberg: Mosmarrëveshjet SHBA-BE rëndojnë mbi NATO’n

PUBLIKUAR

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu sot keqardhjen për mosmarrëveshjet e mëdha mes SHBA-së dhe europianëve për tregtinë dhe marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Ai shprehu shpresën qe ata të mos pengojnë takimet përgatitore për samitin e rëndësishëm të Aleancës parashikuar në korrik në Bruksel.

“Për aq kohë sa problemet vazhdojnë, më duhet të limitoj pasojat e dëmshme ndaj Aleancës”, theksoi Stoltenberg në një konferencë shtypi në prag të një takimi në Bruksel të ministrave të Mbrojtjes të 29 vendeve anëtare, të ngarkuara për përgatitjen e samitit të Aleancës më 11-12 korrik.

SHBA-ja ka ftohur marrëdhëniet me aleatët e saj europianë pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të vendosur taksa mbi importet e çelikut dhe aluminit dhe për të rivendosur sanksione ekonomike kundër Iranit, gjë që do të detyrojë kompanitë e mëdha të lagohen nga ky vend.

“Ka mosmarrëveshje të mëdha për çështje të rëndësishme, por është e rëndësishme të vazhdojmë dhe të riforcojmë parneritetin përsa i përket sigurisë”, theksoi kreu i NATO-s.

“Është e rëndësishme të mos dobësohen lidhjet transatlantike”, nënvizoi ai.

“Nuk mund të them që këto probleme nuk janë të rëndësishme. Nuk dëshiroj të minimizoj nivelin tim të shqetësimit”, shtoi norvegjezi, përcjell Atsh.

“Por, mendoj se është i mundur menaxhimi i mosmarrëveshjeve pa minuar Aleancën”, theksoi Stoltenberg.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...