Mafia italiane po përhapet edhe në Evropë

PUBLIKUAR

Mafia nuk është vetëm italiane por synon të globalizohet dhe të arrijë në shumë vende europiane, theksoi sot kreu i Drejtorisë Italiane Antimafi (DIA), gjenerali, Giuseppe Governale.

“Krimi i organizuar është duke u përhapur jashtë vendit, duke u globalizuar”, shpjegoi ai gjatë një takimi me shtypin ndërkombëtar në Romë.

“Cosa Nostra, mafia siçiliane, ka qenë gjithnjë e pranishme në SHBA, Kanada apo Australi, por Ndrangheta, mafia kalabreze, është gjithashtu dhe prania e saj nënvlerësohet ndërkohë që është një organizatë jashtëzakonisht e fuqishme”, thotë ky ish-gjeneral i karabinierëve dhe ish-kreu i grupit elitë “Ros”, përcjell Atsh.

“Organizatat mafioze kanë përfaqësues në çdo vend të botës ku veprojnë, në disa porte për shembull, por Ndrangheta përpiqet që të shtojë jashtë vendit strukturat e ngritura në Kalabri”, theksoi Governale që ka ardhur në krye të DIA-s në tetor 2017.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...