Stoltenberg: Nuk kemi për detyrë mbrojtjen e Izraelit nëse sulmohet nga Irani

PUBLIKUAR

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, në një intervistë të dhënë për revistën gjermane Der Spiegel, tha se neni numër 5 që përkufizon solidaritetin brenda aleancës së marrëveshjes së NATO-së nuk është i vlefshëm për Izraelin.

Ai në lidhje me pyetjen se “Asnjë vend tjetër nuk kërcënohet më shumë se Izraeli nga kërcënimet e Iranit. Nëse ndodh një sulm, a do ta mbrojë NATO-ja Izraelin?”, Stoltenberg iu përgjigj duke tërhequr vëmendjen se Izraeli është një partner por nuk është anëtar i NATO-së.

Ai bëri të ditur se NATO nuk është e përfshirë në procesin e paqes së Lindjes së Mesme dhe në kontradiktat ushtarake në rajon dhe shtoi se “Kjo nuk është detyra jonë”.

Stoltenberg duke iu referuar divergjencave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me udhëheqjet e vendeve të tjera aleate në lidhje me programin bërthamor të Iranit, u shpreh se “Marrëveshja e Iranit vazhdon të jetë e vlefshme. Pyetja është nëse a do të zbatohet dot apo jo pa praninë e Amerikës? Sido që jetë, ndikimi i sanksioneve të Amerikës ndaj kompanive evropiane do të jetë shumë i madh”, përcjell Telegrafi.

Deklaratat e Stoltenbergut erdhën në një kohë të tensionit dhe në rritje mes Izraelit dhe Iranit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kohët e fundit ka intensifikuar kritikat për marrëveshjen midis fuqive botërore dhe Iranit që bëri lehtësimin e sanksioneve të Teheranit në shkëmbim të frenimit të programit të tij bërthamor.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës muajin e kaluar u tërhoqën nga marrëveshja në fjalë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...