Mattis kritikon Pekinin për militarizim në Detin e Kinës Jugore

PUBLIKUAR

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis ka kritikuar militarizimin e ishujve në Detin e Kinës Jugore. Shefi i Pentagonit tha se sistemet e armëve që janë dislokuar kohët e fundit në këtë zonë synojnë të frikësojnë dhe t’u imponohen vendeve fqinje të Kinës.

Mattis i bëri komentet në Singapor në një fjalim që mbajti sot në kuadër të Dialogut Shangri-La, një forum i përvitshëm për mbrojtjen në Azi. Ai parashtroi gjithashtu strategjinë amerikane për “një rajon indo-paqësor të lirë dhe të hapur”.

Sekretari i Mbrojtjes foli për dislokimin e raketave tokë-ajër dhe sistemeve sulmuese anti detare, i zhurmusëve elektronikë si dhe dërgimin e një avioni bombardues në ishujt Paracel në brigjet e Vjetnamit si shembujt të drejtpërdrejtë të politikave frikësuese të Pekinit.

Këto veprime, tha Sekretari Mattis, bien ndesh me zotimet Presidentit Xi në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2015 se Kina do të shmangte veprime të tilla provokuese. /VOA/

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...