Komuna e Lipjanit ka reaguluar në lidhje me demolimin e simbolit Katolik (kryq) në Janjevë, në periferi të këtij vendbanimi
“Institucionet e Komunës së Lipjanit janë njoftuar nga përfaqësuesi i Komunitetit Kroat të Janjvesës se është demoluar një simbol Katolik (kryq) në periferi të këtij vendbanimi. Komuna e Lipjanit shpreh keqardhje për këtë incident duke konsideruar se Janjeva është shembull i bashkëjetesës së komuniteteve ku ka kulturë dhe tolerance fetare”, thuhet në reagim nga Komuna.
Andaj Institucionet e Komunës së Lipjanit bëjnë apel tek banorët e Janjevës që të bashkëpunojnë me organet kompetente dhe të konstatohet shkaktari i rastit në fjalë.
“Komuna e Lipjanit do të jetë gjithmon pranë të gjitha komuniteteve në këtë rast edhe komunitetit kroat ku në bashkëpunim me banorët dhe Kishen Katolike në Janjevë këtë simbol fetar do ta rikthejnë në gjendjen e mëparshme”, thuhet tutje.


