Në Kalabri u gjet pema më e vjetër në Europë

PUBLIKUAR

Pema më e vjetër në Europë vazhdon të rritet, edhe pse është e gjallë tash e 1230 vjet.

Kjo pemë, një lloj pishe, vazhdon të mbijetojë ndërsa ka shuart edhe disa ‘rrathë”, që tregon se është rritur edhe në dekadat e fundit, transmeton GazetaMetro.net

Ajo i ka mbijetuar periudha të motit ekstrem të nxehtë dhe të thatë gjatë jetës. Kjo pishë është emërtuar nga hulumtuesit si ‘Italus’, me qenë se është gjetur në Itali.

Hulmutuesit thonë se studimi i reagimit të saj ndaj ndryshimeve të mëdha klimatike që ka përjetuar pema, mund të i ndihmojnë për të parashikuar si pyjet i përshtaten ndryshimeve klimatike në kohërat moderne.

Pema kishte mbirë në vitin 789 në malin shkëmbor të Parkut Kombëtar Pollino në jug të Italisë. Hulumtuesit e Unviersitetit të Tuscias që kanë kryer hulumtimin 4 vjeçar treguan së bëhet fjalë për një pishë të llojit Heldreich, që është e zakonshme në malet e Pollinos.

Kjo pema i ka mbijetuar moteve me ekstreme të kundërta, duke përfshirë të ftohtit e mesjetës dhe të nxehtit të kohës së fundit.

Në të njëjtin park në Kalabri janë gjetur edhe 3 pemë tjera mbi 1 mijë vjeçare

Për pemët si ‘Italus’ kjo duket se nuk është problem. Hulumtuesit thonë se pema kishte ngecje në rritje para disa shekujsh, por pastaj e mori një vrull të ri të rritjes.

Kjo sipas tyre ndodhi për disa arsye. Temperaturat në lartësi të mëdha mbidetare, por edhe zvogëlimi i ndotjes së ajrit falë ligjeve më të ashpra në Europë.

Sidoqoftë hulumtuesit treguan se pjesa qendrore e trungut të pemës mungon – është shndërruar në pluhur.

“Kurrë nuk kemi parë diçka të tillë. Mungojnë rreth 20 centimetra të trungut, që përfaqëson shumë vite”, tha Alfredo Di Filippo nga Univeersiteti i Tuscias.

Por derisa disa unaza të brendshme të trupit të pemës janë zhdukur, nga fotografitë e publikuara mund të shihet se rrënjët janë ende në gjendje shumë të mirë.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...