FSK: Sulmet mbi pjesëtarët tanë të komunitetit serb, akte kriminale dhe të dënueshme

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka reaguar ndaj sulmeve të pjesëtarëve të FSK-së të komunitetit serb në Veri.

“Të premten në mbrëmje dhe të shtunën në mëngjes, në pjesën veriore të Kosovës ka pasur sulme me koktej mollotov në pasuri (djegie e makinave) të familjeve të pjesëtarëve të komunitetit serb që janë pjesëtarë të FSK-së.

Këto akte kriminale bëhen me qellim që të frikësojnë pjesëtarët e FSK-së, nga qarqet kriminale dhe nacionaliste serbe në pjesën veriore, të cilat shprehin urrejtje dhe pa pajtueshmëri me integrimet, zhvillimin e demokracisë dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ministria e FSK-së dhe FSK qëndrojnë fuqishëm në mbështetje të pjesëtarëve të saj, të cilët përkundër kërcënimeve dhe dëmtimeve reale të pasurisë së tyre, vazhdojnë të jenë pjesë e FSK-së dhe të shërbejnë me dinjitet në kryerjen e obligimeve të tyre si pjesëtarë të FSK-së.

Prandaj MFSK kërkon nga institucionet shtetërore të Kosovës, Policia e Kosovës dhe KFOR-i, që të angazhohen seriozisht, me tërë fuqinë e ligjit, që të dalin në mbrojtje të jetës dhe pasurisë së pjesëtarëve të FSK-së, që të lihen të lirë të realizojnë të drejtat e tyre si qytetarë dhe si njerëz të lirë në përzgjedhjen e perspektivës së tyre jetësore.

Kosova dhe organet e saj vendore dhe ndërkombëtare, duhet të garantojnë liri dhe siguri të plotë për të gjithë qytetarët, pavarësisht se në cilën pjesë të Kosovës jetojnë, që të realizojnë të drejtat e tyre qytetare, të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi.

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...