Bie nga 15 metra lartësi, shërohet brenda një muaji dhe është gati për shkollë

PUBLIKUAR

Meckenzie Cooper që ra nga 15 metra lartësi, derisa po shëtiste në një depo të braktisur në West Yorkshire, është shëruar brenda një muaji dhe tani mund t’i kthehet shkollës.

Adoleshenti 13-vjeçar është me fat që mbijetoi përplasjes për platformën e betonit, që ia theu nofullën në dy anë, dëmtoi në asht të fytyrës, theu keq bërrylin dhe një asht mbi gju, si dhe dëmtoi mushkërinë e djathtë, transmeton Telegrafi.

Mjekët që e pranuan për trajtim, deklaruan se shpëtimi tij ishte një ‘mrekulli’, sepse jo shumë njerëz do t’i mbijetonin një përplasje të tillë.

Cooper pas aksidentit

“Pos që mbijetoi, nuk do të ketë asnjë problem fizik, pasi të gjitha pjesët do t’i rikuperohen. Vetëm se i duhet të pres edhe tri vjet për të operuar nofullën, sepse vazhdon t’i ritet” ka thënë mjeku që po e kontrollon për afro një muaj.
Meqenëse kthimi në gjendjen normale është bërë më shpejtë se që parashikohej, ai është gati dhe do të shkoi në shkollë gjatë javës që vjen.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...