Marrëveshja bërthamore – Irani takon pesë nënshkrueset e saj

PUBLIKUAR

Diplomatë të lartë nga Irani dhe pesë fuqi botërore takohen sot në Vjenë, në përpjekje për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, pas tërheqjes së SHBA-së.

Udhëheqësit iranianë kanë thënë se do të mbeten në marrëveshje, nëse Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina sigurojnë se Irani mund të bëjë biznes me botën, pavarësisht sanksioneve amerikane.

“Nuk do të jetë e lehtë, por do të përpiqemi”, tha zëvendësministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, përcjell REL.

Me marrëveshjen bërthamore, Irani është pajtuar të frenojë aktivitetin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Por, SHBA është tërhequr nga marrëveshja dhe është zotuar se do ta godasë Iranin me “sanksionet më të fuqishme në histori” nëse ai nuk pajtohet t’i frenojë më shumë aktivitetet e tij bërthamore, t’i japë fund programit me raketa balistike dhe të ndalojë ndërhyrjet ushtarake në Siri dhe në Jemen.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...