Dje në rrugën “Avdi Kelmendi”, në Lipjan janë shoqëruar në stacion policor dy meshkuj dhe një femër K-Shqiptare, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me urdhër të tij të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
/LipjaniNews/


