Iran: Rohan kërkon që gratë të lejohen të ndjekin ngjarjet sportive

PUBLIKUAR

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, kërkoi që gratë të lejohen të hyjnë në stadiume. Ndalesa është e vjetër me dekada.

“Nuk duhet të ketë dallime midis burrave dhe grave në Islam dhe, për këtë arsye, gratë duhet të lejohen të marrin pjesë në ngjarje sportive”, tha Rohani në një takim me atletë iranianë, raportoi zyra e tij.

Gratë iraniane nuk lejohen të hyjnë në stadiume që nga revolucioni islamik i vitit 1979.

Rohani pyeti pse autoritetet fetare i kanë ndaluar gratë, duke thënë se ato janë aktive në sport dhe se kanë arritur rezultate në gara.

Ai po ashtu tha se sportet e grave duhet të transmetohen në televizion. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...