Pompeo e kërcënon Iranin me “sanksionet më të ashpra në histori”

PUBLIKUAR

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërcënuan sot Iranin me “sanksionet më të ashpra në histori”, nëse Teherani nuk pranon një marrëveshje të re shumë më të gjerë, pas tërheqjes amerikane nga teksti i vitit 2015 për bërthamoren iraniane.

Aleat i regjimit të Bashar Al Asad në Siri, i lëvizjes islamike Hezbollah në Liban dhe mbështetës i rebelëve Houthis në konfliktin në Jemen, Teherani shihet si rivali kryesor i Uashingtonit në këtë rajon.

Mike Pompeo u shfaq i hapur me regjimin iranian, duke u shprehur i gatshëm të negociojë me atë një marrëveshje të re shumë më të gjerë dhe më strikte që ai të ndryshojë sjellje.

“Në këmbim të ndryshimeve madhore në Iran, SHBA-ja është e gatshme të heqë, në të ardhmen, sanksionet. Por gjithashtu për të rikthyer krejt marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare me Iranin dhe për të mbështetur ekonominë iraniane. Kjo do të ndodhë vetëm pas ndryshimeve konkrete, të provuara dhe të forta”, tha ai.

Mbi të gjitha, Mike Pompeo paraqiti një listë me 12 kushte drakoniane për këtë marrëveshje të re.

“Në çështjen bërthamore, kërkesat amerikane shkojnë përtej marrëveshjes së vitit 2015, që Uashingtoni nuk synon t’i rinegociojë”, tha ai.

“Irani duhet të ndërpresë çdo pasurim të uraniumit, të mbyllë reaktorët me uji të rëndë dhe t’i japë inspektorëve ndërkombëtare akses të pakushtëzuar në të gjitha zonat bërthamore të vendit.”, deklaroi kryediplomati amerikan.

Teherani, vazhdoi ai, “duhet gjithashtu t’i japë fund shpërhapjes së raketave balistike apo zhvillimit të raketave me kapacitet bërthamor”.

“Në fund, Republika Islamike duhet të tërhiqet nga Siria dhe të ndërpresë ndërhyrjet në konfliktet në rajon (Jemen), të mos mbështesë grupet “terroriste” (Hezbollah, xhihadi islamik paslestiez, talibanët afganë dhe Al Kaedën) dhe të mos ndërhyjë në çështjet e fqinjëve, si në Irak apo në Liban, apo të kërcënojë të tjerët, si Izraelin apo Arabinë Saudite”, theksoi Pompeo, përcjell Atsh.

“Këto 12 kushte mund të duken jorealiste, por janë kërkesa bazike”, deklaroi ai.

“Në fund të fundit, populli iranian duhet të bëjë një zgjedhje mbi drejtuesit e tij”, vazhdoi ai, duke aluduar për dëshirën e ndryshimit të regjimit që kërkohet nga një pjesë e administratës amerikane.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...