Dramë në Hawaii: Vullkani Kilaueas po shkatërron të gjitha shtëpitë (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Lava nga vullkani Kilauea në Hawaii ka shkatërruar shumë shtëpi në afërsi të pjesës së populluar të Big Island.

Departamenti i Mbrojtjes Civile në Hawaii ka njoftuar se shpërthimet po vazhdojnë derdhjet e mëtejshme të lavash në zonën Lanipunija Gardens.

Siç është raportuar nga mediat lokale, përcjell Telegrafi, zyrtarët deklaruan se banorët janë duke u përgatitur për një evakuim vullnetar

Në një shpërthim të shkurtër që ka ndodhur pak orë më parë, vullkani Kilauea vullkan rè me hi deri në 2,133 metra në lartësi.

Zyra hawaiiane e Mbrojtjes Civile ka thënë se policia, zjarrfikësit dhe trupat e Gardës Kombëtare po sigurojnë zonën për të parandaluar njerëzit që të hyjnë në të dhe autoritetet lokale u kanë kërkuar banorëve që të përgatiten për evakuim të mundshëm.

Shkencëtarët thonë se kjo ishte shpërthimi më i fuqishëm edhe pse ka zgjatur vetëm disa minuta dhe shpërtheu dy javë pasi vullkani filloi të nxjerr lavë në vendbanimet rreth 40 kilometra në lindje të kraterit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...