Tesla Model X tërhoqi një aeroplan pasagjerësh, në përpjekje të arrij Rekordin e Ginisit (Video)

PUBLIKUAR

Ngjarja po shqyrtohet dhe është në proces, që të hyjë në Librin e Rekordeve të Ginisit

Kompania ajrore Quantas, e ka lidhur një prej Boeing 787-9 Dreamliner në një Tesla Model X P100D, që e tërhoqi për 300 metra nëpër pistë, transmeton Telegrafi. Aeroplani nuk e kishte kapacitetin e plotë prej 280 tonelatave, që edhe ashtu është shumë për makinën që peshon 2.5 tonelata.

Aktiviteti që u zhvillua në një aeroport të Melburnit në Australi, është ndjekur nga afër prej zyrtarëve të Librit të Rekordeve të Ginisit. Gjithçka shkoi në rregull, teksa Model X e tërhoqi aeroplanin e pasagjerëve, që peshonte 142 tonelata, pasi kishte shumë më pak udhëtarë, bagazhe dhe derivate.

Procesi i njohjes së rekordit tashmë ka filluar dhe do finalizohet së shpejti, ndërsa nuk pritet të mposhtet nga ndonjë makinë tjetër elektrike, për të kohë mjaft të gjatë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...