CRP, analiza për ata që ankohen nga zemra

PUBLIKUAR

Analiza e gjakut, CRP, mund të zbulojë mjaft herët problemet në venat e gjakut, duke krijuar kështu mundësi për kurim të suksesshëm.

Shenja e parë e sëmundjes së zemrës në 50 për qind të rasteve vihet re vetëm kur zemra rëndohet. Por tani një analizë e thjeshtë e gjakut mund të shpëtojë jetë njerëzish.

Analiza e gjakut quhet CRP ose Proteina Reaktive C, e cila mund të zbulojë mjaft herët problemet në venat e gjakut, duke krijuar kështu mundësi për kurim të suksesshëm, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët besojnë se prekja e artereve të zemrës është shkaktari nxitës i shumë goditjeve në zemër. Kjo është edhe arsyeja që një nivel i lartë i proteinës reaktive C mund të jetë vdekjeprurës, edhe kur niveli i kolesterinës është i ulët.

Përveç shmangies së duhanit dhe alkoolit, mbajtja e CRP nën kontroll bëhet përmes aktivitetit fizik dhe stilit të jetës së shëndetshëm.

Ekspertët e mjekësisë në Amerikë kanë vendosur t’ua sugjerojnë këtë lloj analize të gjithë pacientëve të rinj, të cilët ankohen nga zemra. Në të gjitha rastet personi nuk do të ketë asnjë efekt anësor. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...