Dje në fshatin Brus të Lipjanit në ora 09:10 viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një prone është kanosur nga katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë.
Njësitë policore nga të dyshuarit kanë konfiskuar një pushkë gjuetie, njoftoi Policia Kosovës.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
/LipjaniNews/


