Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë goditur nga disa stuhi të fuqishme në pjesën nga Teksasi deri në Washington.
Stuhitë që kanë shkaktuar dëme të rënda materiale kanë ‘prodhuar’ edhe fotografi të jashtëzakonshme të goditjeve nga vetëtimat, siç ishte kjo me rrufenë mbi shtëpinë e Kongresit amerikan.
Fotografia e vetëtimës dhe Capitolit, ndërtesës së Kongresit, ka bërë xhiron e internetit në SHBA, ndërsa vendi përgatitet për t’u përballur me të tjera stuhi të rënda./gazetametro/



