Pasi të pini kafe, ja çfarë ndodh në trupin tuaj

PUBLIKUAR

Për shumë prej nesh, kafeja është më shumë se një pije: është pjesë e pandashme e ritualit tonë të zgjimit, diçka pa të cilën s’e bëjmë dot ditën.

Qoftë nëse e shijoni në një moment të qetë të mëngjesit, me miqtë apo familjen apo partnerët e biznesit, një filxhan kafeje është gjithmonë një ide e mirë, transmeton Klan Kosova.

Por çfarë ndodhë me trupin pasi të keni konsumuar kafe?

10 minutat e parë

Kafeina futet në gjakun tuaj. Të rrahurat e zemrës dhe presioni në gjak fillojnë të rriten.

Pas 20 minutash

Filloni të ndjeheni më të kthjellët dhe më të fokusuar. E keni më të lehtë të merrni vendime dhe t’i përballoni problemet. Kafeina u bën të ndjeheni më pak të lodhur.

Pas 40 minutash

Niveli i serotinës fillon të rritet në trupin tuaj. Kjo e përmirëson funksionimin e neuroneve motorike, të cilat e rrisin fuqinë e muskujve.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...