Pasi ta shihni çfarë i bën alkooli mëlçisë, asnjëherë më nuk do të konsumoni

PUBLIKUAR

Të gjithë e dimë se alkooli mund të ndikojë në shtimin e peshës, shëndetin e zemrës dhe në mëlçi, por nëse e shihni me sytë tuaj dëmin që alkooli ia bën mëlçisë, padyshim se do të mendoni dy herë para se të pini prapë birra.

Në një video nga Lifechangers, Dr. Drew Pinsky iu shpjegon shikuesve se si konsumimi i tepërt i alkoolit mund t’ua dëmtojë mëlçinë, transmeton Telegrafi.

Videoja është nga viti 2011, ndërkaq Dr. Drew e ka krahasuar një mëlçi të shëndetshme me një mëlçi të dikujt që ka konsumuar alkool.

Siç do ta shihni edhe vet, mëlçia e shëndetshme mban ngjyrë më të kuqe dhe duket më mirë e formësuar, ndërkaq mëlçia me cerozë ka ngjyrë hiri dhe është e mbushur me shenja.

Dr. Drew thotë se nëse mëlçia nuk funksionon siç duhet, i tërë trupi fillon të mos funksionojë siç duhet, madje edhe sistemi i imunitetit dobësohet dukshëm.

Vlen të ceket se ceroza shfaqet kur mëlçia dëmtohet përherë nga dëmet afatgjate si pasojë e abuzimit me alkool, hepatitit apo obezitetit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...