Sa avokado duhet t’i hani në javë për të jetuar më gjatë?

PUBLIKUAR

Sipas ekspertëve shëndetësor, konsumimi i një diete të balancuar dhe të shëndetshme është gjë kruciale për të jetuar më gjatë.

Për të jetuar më gjatë, ju gjithashtu duhet të bëni rregullisht ushtrime fizike. Çdo i rritur duhet të synojë të bëjë të paktën 150 minuta aktivitet fizik çdo javë, transmeton Telegrafi.

Nëse jeni duhanpirës, mënyra më e mirë për ta zvogëluar rrezikun e vdekjes së parakohshme është duke hequr dorë nga duhani.

Ekspertët tregojnë se shtimi i avokados në dietë është një mënyrë tjetër e mahnitshme për të jetuar më gjatë. Nutricionistët thonë se duhet të synoni t’i hani rreth katër avokado në javë.

Avokadot e furnizojnë trupin me shumë vlera ushqyese, e zvogëlojnë kolesterolin, e ulin rrezikun e kancerit të prostatës, e rregullojnë shtypjen e gjakut, etj.

Megjithatë, ndonëse avokadot janë të shëndetshme, mbani mend se avokadot përmbajnë sasi të larta të kalorive.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...