Pas SHBA, Ky është shteti i dytë që hap ambasadën në Jeruzalem

PUBLIKUAR

Shteti i Guatemalës ka hapur ambasadën e saj në Jeruzalem, dy ditë pasi të njejtën e kishte bërë Shtetet e Bashkuara në mesin e protestave masive të organizuara nga palestinezët.

Trupat izraelite kanë qëlluar dhjetëra portestues palestinezë në kufi me Gazan të hënën, derisa ceremonia e hapjes së ambasadës së SHBA-së në Jeruzalem vazhdonte të festohej nga zyrtarë amerikanë dhe izraelitë.

Presidenti i Guatemalës, Jimmy Morales dhe kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu morën pjesë në hapjen e ambasadës në perëndim të Jeruzalemit.

“Nuk është e rastësishme që Guatemala ka hapur ambasadën në Jeruzalem mes të parëve. Ju jeni gjithmonë prej të parëve. Ju jeni vendi i dytë që e keni njohur Izraelin”, tha Natanjahu, duke iu referuar themelimit të shtetit izraelit në vitin 1948, raporton “Reuters”, transmeton Periskopi.
Morales tha se vendi i tij, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara “shpërndajnë miqësi, kurajo dhe besnikëri”.
Statusi i Jeruzalemit është një nga pengesat më të ashpra për të krijuar një marrëveshje paqeje midis Izraelit dhe palestinezëve, të cilët me mbështetjen e gjerë ndërkombëtare duan Jerusalemin Lindor, të pushtuar nga Izraeli në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967.
Izraeli e konsideron të gjithë qytetin si të sajin edhe pjesën lindore që e kishte pushtuar në konfliktin e vitit 1967.

Shtete të fuqishme botërore nuk e njohin Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, pasi sipas tyre statusi i tij duhet të zgjidhet përmes bisedimeve paqësore.
Në ditën kur Shtetet e Bashkuara hapën edhe zyrtarisht ambasadën e saj në Jeruzalem, ushtarët izraelitë kanë vrarë 60 palestinezë gjatë protestave në Gaza

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...