Konfirmohet data kur BMW do ta prezantojë kupenë 8 Series (Foto)

PUBLIKUAR

Pritjes së gjatë, për një muaj i vjen fundi

Pas shfaqjes së koncepteve dhe shumë testeve në rrugë, i shumëprituri BMW 8 Series Coupe, do të prezantohet zyrtarisht më 15 qershor, transmeton Telegrafi. Kjo datë është bërë e ditur në fillim të muajit, por ishte pjesë e një dokumenti të rrjedhur, i cili u konfirmua së fundmi.

Makina luksoze dhe sportive, do të shfaqet një ditë para fillimit të 24 Hours of Le Mans, ku BMW merr pjesë për herë të parë që nga viti 2011, kur u shfaq për herë të fundit me M8 GTE. Kjo e fundit, është njëjtë në fazën testuese, ndërsa nuk dihet se kur do t’i hiqen shtresat për kamuflazh. Të dyja që janë shfaqur të kamufluara, ganë grillin e njëjtë, ndërsa edhe rrotat duken të ngjashme.

“Gara është demonstrim i pastër i pasionit, dinamikës dhe mundësisë për udhëtime të gjata. Këto karakteristika, e definojnë makinën tonë sportive në mënyrën më speciale”, është thënë lidhur me këtë model të ri. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...