Kryediplomati iranian nis një varg vizitash për marrëveshjen bërthamore

PUBLIKUAR

Kreu i diplomacisë iraniane, Mohammad Javad Zarif, nisi sot një vizitë në Pekin, si pjesë e një turneu vizitash që do të kryejë edhe në Moskë dhe Bruksel, me qëllim ruajtjen e marrëveshjes bërthamore, pas largimit të zhurmshëm të SHBA-së, dhe mbrojtjen e interesave ekonomike të vendit.

Turi i Zarif nis dy ditë pas sulmeve të paprecedenta izraelite në Siri, ku u vranë të paktën 11 luftëtarë iranianë, sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH), duke shtuar dyshimet për një konflikt më të gjerë mes dy vendeve.

Irani duket gjithsesi i vendosur për të mos u përfshirë në një konflikt të hapur me Izraelin, që do të çonte në distancimin e partnerëve të tij europianë.

Zarif mbrërriti në mesditë në Pekin, ku pritet të takohet me homologun e tij kinez, Wang Yi, përcjell Atsh.

Kina bën pjesë në mesin e gjashtë fuqive të mëdha, SHBA, Rusi, Francë, Britani e Madhe dhe Gjermani, që nënshkruan në vitin 2015 me Iranin një marrëveshje historike, e cila parashikon heqjen e sanksioneve ndaj vendit, në këmbim të angazhimit të Teheranit për të mos u pajisur me armë bërthamore.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...