Në kuadër të projektit “Ngritja në vetëdijësimin dhe sjelljen ekologjike” të cilin janë duke realizuar nxënësit e shkollës Ismajl Luma nën udhëheqjen e mësimdhënësve Sehadije Osmani, Burbuqe Shabani, Fitore Rashiti dhe me përkrahjen e drejtorisë së shkollës, sot u realizua edhe aktiviteti në vazhdën e shumë aktiviteteve të shkollës sonë në sheshin e qytetit “Adem Jashari” me qëllim të senzibilizimit dhe vetëdijësimit të qytetarëve, bizneseve afariste si dhe institucioneve publike për rëdësinë e mbrojtjes së mjedisit.
Kjo fushatë vetëdijësuese ka filluar me nxjerrjen e fidaneve të drurit të blirit në Parkun Blinaja, mbjelljen e tyre, mandej në hollin e shkollës është bërë prezentimi i punimeve të nxënësve po me këtë temë dhe sot ka kulmuar me aktivitetin në qendrën e qytetit duke shpërndarë fletpalosje qytetarëve të rastit, pronarëve të bizneseve si dhe zyrtarëve komunal dhe të institucioneve tjera, ekspozimin e pankartave dhe punimeve me porosi për mbrojtje e ambientit.
Në vazhdim pamjet nga aktiviteti.



x


