Kryetari Imri Ahmeti ka pritur sot ministrin Valdrin Lluka

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti gjatë ditës sotme ka pritur në takim, Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka me bashkëpunëtor me të cilin kanë diskuatuar rreth projekteve të nevojshme nga Qeveria për nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal.
Kryetari Imri Ahmeti fillimisht ka prezantuar nevojën për përfshirjen e Komunës së Lipjanit në nxemjen qendrore përmes koogjenerimit nga Kosova e Re, përfshirjen së Komunës së Lipjanit në projektin regjional të impianteve për menagjimin e ujërave të zeza, instalimin e fibrës optike në tërë teritorin e Komunës së Lipjanit, hapjen e dyerve të Parkut Nacional Blinaja për vizitorë dhe vazhdimin e investimeve nga Qeveria në Zonën Ekonomike në Qylagë e cila është interes vital për zhvillimin e ekonomik.
“Për ne është shqetësuese ndërpreja e zonës ekonomike dhe i bëjmë apel Qeverisë të mos ndërprehen investimet në atë zonë sepse kjo zonë është jetike për Komunën e Lipjanit dhe mbarë vendin”, tha Ahmeti.

Nga ana tjetër, Ministri Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë se
“Në takim biseduam për shumë gjëra dhe ne morëm përsipër të shikojmë mundësinë e futjes së Komunës së Lipjanit në ngrohje qëndrore të Prishtinës përmes termocentralit Kosova e Re sepse kemi kapacitet të mbulojmë Fushë Kosovën, Obiliqin dhe tani synojmë edhe Lipjanin”, tha Lluka.
Ministri Lluka theksoj se MZHE do të përfshijë Lipjanin si komunë në shtrimin fibrit optik.

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...