Komuna e Lipjanit zgjedhet nga USAID e PARA në përformancë në “Indexin e Konkurrueshmërise së Komunave për Vitin 2018” në mesin e 38 Komunave.
Ky index është hartuar për të vlerësuar lehtësinë e të bërit biznes në Komuna dhe sigurimin e një mjedisi të favorshëm të të bërit biznes.
Në këtë indeks janë vlerësuar shumë faktorë si transparenca, lehtësirat fiskale, shërbimet ndaj bizneseve dhe koha e kryerjes së sherbimeve dhe disa indikatorë tjere.
Kryetari Komunës së Lipjanit ka uruar qytetarë “Urojë qytetarët dhe bizneset e Komunës së Lipjanit për rënditjen e Komunës së Lipjanit si Komuna e parë me përformancë më të mirë dhe kërkojë që të vazhdojmë të angazhohemi bashkë në mënyre që të qëndrojmë gjithmonë në krye të tabeles” ka shkruar Ahmeti.



