43 mikro-biznese të Komunës së Lipjanit përfitojnë grante

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit në bashkëfinancim me organizatën gjermane “Help” ka nënshkruar sot kontratat me 43 mikro-biznese, përfitues të granteve, në kuadër të projektit Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik përmes fuqizimit të mikro-bizneseve në Kosovë.
Kryetari Imri Ahmeti ka uruar suksese përfituesve dhe ka uaruar që bizneset e tyre të funksionojnë suksesshëm në mënyrë që kjo ndihmë të ndikoj direkt në gjenerimin e vendeve të reja të punës. Kryetari Ahmeti po ashtu ka shprehur falënderim për organizatën gjermane Help për bashkëpunim të mirë, duke shfaqur shpresën që “kjo energji të na përcjellë edhe në të ardhmen, me projektet të ngjashme të cilat po ndihmojnë në rritjen dhe zhvillimin ekonomik lokal”.
Shqipe Breznica, koordinatore e projektit të organizatës gjermane Help, ka falënderuar Kryetarin Ahmeti për bashkëpunimin të ngusht si dhe zotimin e participimit të Komunës së Lipjanit për implementimin e këtij projekti.
Projekti financiohet nga Ministria e Punëve të Jashtme Gjermane, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Republikës së Kosovës dhe me participim të Komunës së Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...

Policia gjen një sasi të mariuanës në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se është gjetur sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë...

Aksident i rëndë në rrugën Shtime – Lipjan

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte, në segmentin Shtime – Lipjan. Aksidenti ndodhi...