Macron: Evropa duhet të garantojë rendin e shumanshëm botëror

PUBLIKUAR

Evropa është tashmë e ngarkuar të garantojë rendin botëror të dobësuar, deklaroi sot presidenti francez, Emmanuel Macron, një ditë pas vendimit të SHBA-së për të dalë nga marrëveshja bërthamore iraniane.

“Ne jemi në një çast historik për Evropën, që është e ngarkuar të garantojë këtë rend të shumanshëm që kemi krijuar pas Luftës së Dytë Botërore dhe që shpesh herë sot tronditet”, theksoi Macron në një intervistë për televizionin publik gjerman, përmbajtja e të cilës është publikuar nga Elizeja.

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi dje tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore iraniane, që e cilësoi si shkatërrimtar si dhe njoftoi rikthimin e sanksioneve kundër Teheranit, përcjell Atsh.

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...