‘Zbutet’ Koreja e Veriut, Donald Trump jep një lajm të mirë

PUBLIKUAR

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka njoftuar se Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo do të kthehet nga udhëtimi prej Koresë së Veriut me tre të burgosur amerikanë.

Trump ka njoftuar se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, shkruan ‘Independent’, transmeton Indeksonline.

“Ndihem i kënaqur t’ju informoj se Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo është rrugës duke u kthyer nga Koreja e Veriut me tre të burgosur. Ata duket se janë me shëndet të mirë”, ka thënë Trump.

Trump tha se do të përshëndesë Pompeon dhe amerikanët kur të mbërrijnë në bazën ajrore të Andrews, jashtë Uashingtonit, të enjten në mëngjes.

“Shumë emocionuese!”, shkroi ai në Twitter.

Pompeo ishte në Pyongyang për të zgjidhur detajet e një samiti të ardhshëm midis Trump dhe diktatorit Kim Jong-un.

Po ashtu, nga kjo media raportohet se takimi mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut pritet të ndodh në fund të muajit maj ose në fillim të qershorit./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...