Trump paralajmëron adresim kombit i cili mund ta tronditë botën

PUBLIKUAR

Presidenti amerikan Donald Trump do ta shpallë të martën vendimin se a do të mbeten SHBA në marrëveshje nukleare me Iranin apo do të tërhiqen.

Trump vendimin e vet do ta kumtojë në orën 14 sipas kohës lokale (në orën 20 sipas kohës sonë).

“Do ta publikoj vendimin mbi marrëveshjen me Iranin nesër në orën 14 në Shtëpi të Bardhë”, ka shkruar Trump në Twitter.

Kjo deklaratë vjen disa ditë para kalimit të afatit të caktuar për të shtunën, më 12 maj kur presidenti amerikan duhet të vendosë se a do të mbeten SHBA në marrëveshje apo do të fusin sanksione për Iranin, transmeton Insajder.com.

Kryetari i Iranit Hasan Ruhani ka thënë se Uashingtoni do të pendohet “si kurrë deri tani” nëse tërhiqet nga marrëveshja nukleare me Teheranin, i cili do të rezistojë fortë presionit amerikan që ta kufizojë ndikimin e Iranit në Lindje të Afërt.

Megjithatë, ai të hënën la të kuptohet se Irani mund të mbetet i përkushtuar marrëveshjes madje edhe nëse SHBA tërhiqen nga ajo.

Edhe para se me e marrë detyrën, Trump e ka kritikuar marrëveshjen të cilën Irani e ka lidhur me gjashtë fuqitë botërore dhe një kohë të gjatë është duke kërcënuar me tërheqje nga ajo marrëveshje nëse nënshkruesit evropian deri më 12 maj nuk e plotësojnë me ndryshime me të cilat duhet përmirësuar, sipas tij, mangësitë “e tmerrshme”.

Marrëveshja në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive (SHBA, Franca, Kina, Gjermania, Rusia dhe Britania e Madhe) e kufizon programin iranian të pasurimit të uraniumit në mënyrë që të mos përdoret për zhvillim të armatimit nuklear, dhe si kompensim i janë zbutur sanksionet Iranit, prej të cilave shumica janë anuluar në janar të vitit 2016.

Shtetet evropiane janë të përkushtuar në ruajtjen e marrëveshjes, por me dëshirë që ta bindin SHBA të mbetet në të, janë të gatshëm të bisedojnë për zgjerim të kontratës me detyrime të reja.

Fjala është për katër propozime: të zgjatet mbikëqyrja e aktiviteteve nukleare të Iranit edhe pas vitit 2025, të përfshihet edhe marrëveshja dhe mbikëqyrja e programit iranian të raketave balistike, pastaj të kufizohet pjesëmarrja ushtarake e Iranit në rajon, si dhe në luftë në Siri dhe Jemen.

Edhe Rusia ka publikuar se do të mbetet pranë marrëveshjes nukleare iraniane dhe do të ketë përforcim shtesë të lidhjeve me Teheranin nëse Trump e realizon kërcënimin e vet që të tërhiqet nga marrëveshja.

Izraeli, armiku i përbetuar i Iranit, kohë më parë i ka prezantuar, siç pretendon, provat se Irani ka vazhduar t’i mbledh dijenitë mbi teknologjinë nukleare edhe pas nënshkrimit të marrëveshjes në vitin 2015.

Teherani këto pretendime i ka quajtur “si të fëmijëve dhe qesharake”, duke pretenduar se e kanë qëllimin të ndikojnë në vendimin e Trumpit.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...