Darka midis liderëve që u tensionua pas servirjes së ëmbëlsirës në këpucë

PUBLIKUAR

Shefi Segev Moshe mendoi që të nxirrtë diçka origjinale gjatë darkës zyrtare mes kryeministrit të Japonisë Shinzo Abe dhe atij të Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Pasi ia kishte servirur ushqimet të gjitha, radha i erdhi ëmbëlsirës, e cila u soll në tavolinë brenda dy këpucëve prej metali, shkruan albeu.

Edhe pse kryeministri i Japonisë dhe bashkëshortja nuk e dhanë veten, kjo ëmbëlsirë shkaktoi mjaft debate në të dyja vendet.

Një diplomat japonez i tha mediave izraelite se ata nuk e kishin kuptuar se çfarë kishte dashur të tregonte shefi i kuzhinës që serviri atë pjatë.

“Çfarëdo të ketë menduar ai, nuk ishte aspak për të qeshur”, tha ai.

Ndërkohë, një diplomati izraelit i vuri kapakun të gjithave duke thënë: Veprimi më prej budallai që kam parë ndonjëherë. Për japonezët nuk ka asgjë më të ulët se sa këpuca dhe krahasimi me të. Vetë liderët e Japonisë nuk hyjnë kurrë në shtëpitë e tyre me këpucë veshur. Madje ka shumë që nuk hyjnë me këpucë në zyra. Do ishte njëlloj sikur ne hebrenjve të na e servirnin ëmbëlsirën në një pjatë në formën e turirit të derrit”., – tha ai.

Ja çfarë do të thotë që të mos njohesh diferencat kulturore të popujve të ndryshëm

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...