Edhe pas ngrënies së këtyre pesë artikuj ushqimorë, ndiejmë uri edhe më shumë: Nuk ka zgjedhje më të keqe

PUBLIKUAR

Lëngjet e kulluara mbase ju duken si alternativë e mirë, mirëpo nuk është çdo gjë ashtu siç mendoni.

Kur jeni të uritur midis dy racioneve, është shumë me rëndësi se me çka e “mashtrojmë” lukthin. Në të vërtetë, disa artikuj, në vend që t’ju ngopin, do ta bëjnë stomakun tuaj edhe më shumë të uritur!

Disa janë të parrezikshëm, madje edhe të shëndetshëm, mirëpo pikërisht nga këta pesë artikuj përfundimisht nuk ekziston zgjedhje më e keqe, nëse dëshironi të ruani linjën trupore dhe shëndetin! – transmeton Telegrafi.

1. Sheqernat artificiale

Me to të gjitha shqisat janë të kënaqura, vetëm truri jo. Këto substanca e lejojnë trupin të ngulmojë për ushqim edhe më shumë seç ka qenë rasti para se keni ngrënë ëmbëlsira.

2. Lëngjet

Ndikojnë si alternativë e shkëlqyeshme, e shëndetshme në krahasim me pijet energjike dhe të gazuara. Mirëpo, kur shtrydhni pemën, do të merrni vetëm sheqerin e saj, ndërkaq fibrat do t’i hidhni bashkë me lëvoren.

Sheqeri në gjak do të ngrihet, insulina do të “çmendet” në përpjekje për të përpunuar sasinë e tillë të sheqerit, ndërkaq ju do të mbeteni të lodhur dhe të uritur.

3. Ushqimi i shpejtë

Të gjithëve në është mirë e njohur që ushqimi i shpejtë nuk do të na ofrojë asgjë të mirë, pos shijes. Është plotë kripë, trans-yndyra dhe shtojca artificiale.

Kripa do t’ju fryjë stomakun, trans-yndyrat do të bëjnë që trupi juaj të mos dijë kur është i ngopur… Dhe, pas një ore sërish do të “vdisni” urie.

4. Buka e bardhë

Karbohidratet në bukën e bardhë janë vetëm gjysma e problemit. Trupi këtë artikull e trajton si marrje të madhe të sheqerit. Efekti është i njëjtë sikur te lëngjet dhe ëmbëlsirat.

5. Çipsat

Ky artikull ndoshta nuk duket si një gjë e keqe, mirëpo pasi janë përplot karbohidrate dhe sheqer, insulina lirohet, sheqeri në gjak bie, ndërkaq ju sërish jeni të uritur.

Për këto sasi të pabesueshme të kripës të cilën e përmbajnë, me siguri do të jeni edhe më shumë të etur, gjë që trupi shpesh e interpreton si uri, andaj në vend që të pini një gotë ujë, sërish do të vraponi pas ushqimit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...