Nxënësi fle në klasë, mësuesja tenton ta zgjojë me shkelma e shpulla

PUBLIKUAR

Shumë nxënësve mund t’u ketë ndodhur që t’i ketë zënë gjumi në klasë, e pjesa më e madhe janë zgjuar të tmerruar kur mësuesja u ka folur.

Por ky nuk është rasti i videos së mëposhtme.

Një nxënës në një shkollë në Karolinën Jugore në SHBA është zgjuar me shkelma dhe shpulla nga gjumi. Publikimi i pamjeve ka sjellë edhe shkarkimin nga puna të mësueses, e cila kishte 27 vite që ushtronte këtë detyrë, shkruan Tch.

E shikuesit e videos nuk i vënë edhe shumë faj mësueses, e cila është përpjekur me çdo formë që ta zgjojë deri sa situata degjeneroi në përdorimin e dhunës.

Mes atyre që nuk i vënë faj për aktin janë edhe prindërit e nxënësit të dhunuar, të cilët kërkojnë që mësuesja e matematikës të rikthehet në punë.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...