Me datë 3 Maj, u organizua një aktivitet nga disa të rinj lipjanas, për të nxitur të rinjt për të lexuar më shumë libra. Aktiviteti u shënua në kuadër të projektit “The Book Project”, projekt i finansuar nga organizata INPO.
Në kuadër të këtij aktiviteti u organizua një marsh, i cili kishte për qëllim nxitjen për të lexuar më shumë libra dhe për ruajtjen e tyre. Pjesë tjetër e këtij aktiviteti ishte edhe një Kuiz Dituri me pyetje të përgjithshme. Vendi i I-rë i takoi Arianita Bytyçi, deputete në Kuvendin e të Rinjve të Lipjanit, si dhe vendi i III-të, Endrit Sylejmani, po ashtu deputet në Kuvendin e të Rinjve të Lipjanit.
Kuvendi i të Rinjve të Lipjanit i përgëzon iniciatorët e këtij aktiviteti, duke i’u uruar sukses!
Si dhe, i’u uron suksese të mëtutjeshme Arianitës dhe Endritit.



