Moti i keq shkakton 125 të vdekur në Nju-Delhi

PUBLIKUAR

Moti i keq ka shkaktuar vdekjen e të paktën 125 personave ditët e fundit në Indi, ky bilanc i rëndë u regjistrua pas stuhive të rërës në mesin e më tragjikeve prej disa dekadash.

Të paktën 111 persona vdiqën për shkak të erërave të forta, shpejtësia e të cilave arriti deri në 130 kilometra në orë gjatë mbrëmjes së mërkurës, raportuan autoritetet lokale.

Shtatëdhjetë persona vdiqën në Shtetin e Uttar Pradeshit (veri), 36 në atë të Rajasthanit (veri-perëndim) dhe dy në shtetin e Pendjabit (veri).

Në një rast tjetër, rrufeja shkaktoi një ditë më parë vdekjen e 14 personave të tjerë në shtetin jugor të Andra Pradeshit, përcjell Atsh.

Stuhi të rërës kanë shkulur pemët, rrëzuar muret e shtëpive dhe përmbysur shtyllat e tensionit. Raste të ngjashme regjistrohen çdo vit në Indi, por kryesisht pa shkaktuar dëme të këtyre përmasave./

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...