Lëngu i majdanozit mbron veshkat

PUBLIKUAR

Lëngu i freskët (i shtrydhur) i majdanozit është një nga lëngjet më të forta. Prandaj, rekomandohet që të pini vetëm 60 mililitra nga ky lëng.

Përdorimi i rregullt i lëngut të freskët të majdanozit siguron furnizim normal të oksigjenit për trupin dhe gjithashtu stimulon funksionimin më të mirë të gjëndrës adrenale dhe hipofizës.

Elementet përbërëse në këtë lëng poashtu ndihmojnë në qarkullimin më të mirë të gjakut, transmeton Klan Kosova.

Lëngu i majdanozit përdoret shpesh si një kurë për sëmundjet e sistemit urinar, për largimin e gurëve në veshka dhe rërës nga fshikëza.

Lëngu i majdanozit është i shkëlqyeshëm edhe për të gjitha sëmundjet e tjera të veshkave por edhe për ruajtjen dhe funksionimin më të mirë të tyre.

I njëjti lëng përdoret edhe për trajtimin e sëmundjeve të syrit dhe është një ilaç shumë efektiv për sëmundjet gjinekologjike.

Me përdorim të rregullt të lëngut të majdanozit, dhimbjet e shkaktuara nga çrregullimet menstruale zhduken.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...