Nuk ka prova se Irani është duke zhvilluar armë bërthamore

PUBLIKUAR

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) tha se nuk ka prova të besueshme se Irani është duke punuar në zhvillimin e një pajisjeje shpërthyese bërthamore qysh pas vitit 2009 dhe se ajo e konsideron çështjen “të mbyllur” qysh pas publikimit të një raporti në dhjetor të vitit 2015.

“Raporti i vitit 2015 ka theksuar se Agjencia nuk ka pasur indikacione të besueshme për aktivitete që lidhen me zhvillimin e një pajisjeje shpërthyese bërthamore në Iran. Bazuar në raportin e Drejtorit të Përgjithshëm, Bordi i Guvernatorëve ka deklaruar se shqyrtimi i çështjes është mbyllur”, tha ANEB në një deklaratë të lëshuar të martën.

Deklarata vjen pasi kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të hënën se vendi i tij ka dokumente që tregojnë “prova” të reja për një plan sekret bërthamor të Iranit, i cili mund të aktivizohet në çdo kohë.

Në vitin 2015, Irani dhe fuqitë botërore kanë arritur një marrëveshje, me të cilin Republika Islamike ka rënë dakord të frenojë aktivitetin e saj bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Qysh atëherë, inspektorët e Kombeve të Bashkuara kanë raportuar vazhdimisht se Irani është duke iu kushtuar vëmendje kushteve të marrëveshjes. /rel

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...