Dega e LDK-së në Zvicer shënoi 28 vjetorin e themelimit.
I pranishëm në këtë 28 vjetor ishte edhe Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.
“Isha i nderuar që në manifestimin e organizuar me këte rast,ti përshëndes në emër të Kryetarit Mustafa dhe Kryesisë së LDK-së.I informova për zhvillimet aktuale politike dhe Institucionale në Kosovë.
LDK e Presidentit historik Ibrahim Rugova,partia më e madhe në vend, ishte dhe mbetet gardiane e ndërtimit dhe zhvillimit të Shtetit të Kosovës”, ka shkruar Ismet Beqiri në facebook.
Në këtë manifestim ishin bashkë Ismet Beqiri, z.Imri Ahmetin, Kryetar i Komunës së Lipjanit,njëherit anetar i Kryesisë Qendrore të LDK-së dhe Kordinatorin e LDK-së për Zvicër, z.Salih Morina.





