Gjatë këtij viti mund të prezantohet një Audi S8 i ri (Foto)

PUBLIKUAR

Një prej sedanëve kryesor nga Audi, pritet ta shohim të ri gjatë këtij viti.

Deri më tani, janë parë dy makina të tilla duke u testuar, ndërsa thuhet se mund të prezantohet zyrtarisht gjatë tetorit në Paris Motor Show, transmeton Telegrafi.

Ashtu siç pritej, do të përngjajë shumë me A8 Sedan, por me përformacë më të lartë dhe me mundësi të mbushjes elektrike.

Eksterieri nuk do të ndryshojë shumë me formatin e makinave që kanë dalë prej linjës S të prodhimit, megjithëse me rrota më të mëdha dhe si zakonisht, frena më të forta.

Pritet që do motori me 4.0-litra V8 që prodhon 500 kuajfuqi, të pësoi rritje për disa njësi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...