Në tremujorin e parë të vitit 2018, emigracioni në Zvicër ka shënuar rënie sërish krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Migrimi neto arriti në vetëm 13,190 persona, pothuajse 10% më pak se në tre muajt e parë të vitit 2017. Rreth dy të tretat e popullsisë së huaj të përhershme kanë ardhur nga shtetet e BE / EFTA-s
Midis janarit dhe marsit 2018, 34,103 shtetas të BE / EFTA-s emigruan në Zvicër për të marrë përsipër punësimin, duke u rritur me 3.3% nga tremujori i parë i vitit 2017.
Gjatë të njëjtës periudhë, 10 188 persona emigruan në Zvicër si pjesë e ribashkimit familjar (-2.4% krahasuar me të njëjtën periudhë 2017). 20.7% e tyre i përkisnin familjes së një shtetasi zviceran.
Në fund të marsit 2018, në Zvicër jetonin 2,063,428 të huaj, nga të cilët 1,412,292 (68,4%) ishin shtetas të BE / EFTA-s dhe 651,136 shtetas të vendeve të treta./albinfo.ch/


