Kryetari Ahmeti pret në takim Besnik Tahirin diskutohet për ndërtimin e sallës sportive tek shkolla e fshatit Sllovi

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, sot ka pritur në takim Kordinatorin Nacional për Reforma Shtetërore në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri dhe Kryeshefin e Agjencionit Pyjor të Kosovës, Ahmet Zejnullahu me të cilët ka diskutuar rreth definimit të pronës për ndërtimin e sallës sportive tek shkolla e fshatit Sllovi, shkruan Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare

Me këtë rast Kryetari Imri Ahmeti i ka njoftuar edhe një herë z. Tahiri dhe z. Zejnullahu se Komuna e Lipjanit i ka bërë kërkes Agjencionit Pyjor dhe Qeverisë që prona ku është e ndërtuar shkolla e fshatit në Sllovi të bartet nga Agjencia e Pyjeve në pronësi të komunës.

Pas takimit të gjithë së bashku kan vizituar vendin e ngjarjes në fshatin Sllovi, ku janë dakorduar për angazhim maksimal në zgjidhjen e kësaj problematike në mënyrë që ndërtimi i sallës së sporteve të filloj sa më shpejt që të jetë e mundur.

SHIKO MË SHUMË

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...

Policia gjen një sasi të mariuanës në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se është gjetur sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë...

Aksident i rëndë në rrugën Shtime – Lipjan

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte, në segmentin Shtime – Lipjan. Aksidenti ndodhi...