Ëmbëltuesit artificialë mund të kontribuojnë në diabet

PUBLIKUAR

Një studim i ri sugjeron se konsumimi i sasive të mëdha të ëmbëltuesve artificialë mund të kontribuojnë në zhvillimin e tipit II të diabetit, njësoj sikurse konsumimi i sasive të mëdha të sheqerit.

Shkencëtarët kanë shpenzuar tri javë duke i studiuar minjtë laboratorikë të cilët veçse kishin qenë të prekshëm nga diabeti, transmeton Telegrafi.

Ata e kishin ushqyer njërin grup të minjve me glukozë dhe fruktozë (sheqerna) dhe grupin tjetër me aspartam dhe kalium acezulfam (ëmbëltues).

Pas testimeve ishte zbuluar se minjtë e grupit të dytë kishin shfaqur ndryshime biokimike në gjak të cilat potencialisht mund të shpijnë në metabolizmin e energjisë dhe të yndyrës.

Sipas Brian Hoffman, udhëheqës i këtij studimi, ëmbëltues artificialë mund ta mashtrojnë trupin të mendojë se është duke pranuar kalori të cilat nuk është duke i pranuar. E kjo mund të ndikojë në aftësinë tonë për të prodhuar insulinë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...