44 vjeçari nga Lipjani ende në kërkim

PUBLIKUAR

37 femra u larguan nga shtëpitë e tyre për periudhë të përkohshme vetëm gjatë këtij viti. Të njëjtat u raportuan në Policinë e Kosovës si të zhdukura nga familjarët e tyre. Arsyet e largimit janë të ndryshme. Përderisa nga 1 janari deri më sot në polici janë raportuar 51 raste të personave të zhdukur, raporton Gazeta Express. Deri më tani është zbardhur vendndodhja e secilit, përveç e 44 vjeçarit nga Lipjani, Besim Berisha, i cili që tre muaj nuk dihet se ku ndodhet.

“Sa i përket numrit për të dy gjinitë: 37 raste janë të gjinisë femërore dhe 14 të gjinisë mashkullore”, tha policia për Gazetën Express.

Policia thotë se shumica e këtyre personave të raportuar si të zhdukur janë gjetur më pas.

“Policia me të marrë këtë informacion fillon hetimet dhe nga këto raste pjesa dërmuese zgjidhen (shumica e rasteve janë largime nga shpija që janë të përkohshme dhe për arsye te ndryshme)  duke e gjetur personin”, thotë policia.

Por, tash e tre muaj nuk dihet vendndodhja e Besim Berishës (44 vjeç), i nacionaliteti rom, banues në fshatin Dobrajë e Vogël, komuna e Lipjanit.

Për këtë rast Policia ka kërkuar ndihmë përmes mediave te qytetarët që nëse kanë informata për personin në fjalë të lajmërohen.

Besim Berisha është raportuar i zhdukur nga 25 janari i këtij viti, policia mirëpret informata rreth këtij personi nga qytetaret.  /M.M /Gazeta Express

 

SHIKO MË SHUMË

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...

Policia gjen një sasi të mariuanës në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se është gjetur sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë...

Aksident i rëndë në rrugën Shtime – Lipjan

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte, në segmentin Shtime – Lipjan. Aksidenti ndodhi...