Shqiptarët shpëtojnë mrekullisht pasi vetura u kaplohet nga flakët në autostradë

PUBLIKUAR

Pesë shqiptarë kanë shpëtuar mrekullisht, pasi një veturë me të cilën ata po udhëtonin nëpër Gjermani është përfshirë shpejt nga flakët.

Shoferi, me origjinë nga Klina, ka reaguar shpejt pas incidentit në autostradën Hagen-Frankfurt, duke shpëtuar jetën e tij dhe të katër talenteve të futbollit, të moshës 14-vjeçare.

Klinasi po i shpinte katër futbollistët nga Hageni drejt një stadiumi në Siegen, ku ata do të zhvillonin një ndeshje futbolli.

Menjëherë pas daljes së pesë shqiptarëve nga vetura, flakët kanë bërë që veturës t’i bllokohen të gjitha dyert e dritaret.

Shoferi ka thënë se kanë mundur të përfundojnë tragjikisht – nëse nuk do të kishin çekan kundër thyerjes së xhamave. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...