BE kërkon hetim pas vrasjes së katër protestuesve në Gaza

PUBLIKUAR

Bashkimi Evropian i bëri thirrje ushtrisë izraelite që të përmbahet dhe të mos përdorë forcë ndaj protestuesve të paarmatosur, duke bërë thirrje për hetim të plotë, pasi u vranë katër persona në protestat e fundit në Rripin e Gazës.
“BE i bën thirrje forcave të mbrojtjes së Izraelit që të mos përdorin forcë vdekjeprurëse ndaj protesutesve të paarmatosur”, ka thënë përmes një deklarate zëdhënësja e shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federica Mogherini.

“Siç e kemi thënë në vazhdimësi, prioritet duhet të jetë parandalimi i çdo përshkallëzimi të mëtejmë të dhunës dhe humbjes së jetëve”, thuhet në deklaratë, ku po ashtu bëhet thirrje për “hetim të plotë, në mënyrë që të kuptohet se çfarë ka ndodhur realisht”.
Të premten, katër persona, përfshirë një person me nevoja të posaçme dhe një 15-vjeçar, u vranë gjatë përleshjeve në mes të forcave izraelite dhe protestuesve në kufrin Izrael-Rripi i Gazës, shkruan REL.

Tash e disa javë, në Rripin e Gazës palestinezët po protestojnë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës, në total 39 palestinezë janë vrarë gjatë protestave.
Palestinezët po kërkojnë që refugjatët e zhvendosur të kthehen në shtëpitë e tyre, të cilat tashmë gjenden në territorin që i takon Izraelit.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...