Dushi i përditshëm, rritë rrezikun e infeksioneve

PUBLIKUAR

Dushi i çdoditshëm mund të rritë rrezikun e infeksioneve, paralajmërojnë ekspertët.

Dushi i tepërt mund të zvogëlojë hidratimin e lëkurës, duke e bërë atë të thatë dhe të plasaritur, e cila mund të lejojë mikrobet të hyjnë, sipas ekspertes së sëmundjeve infektive Dr Elaine Larson nga Universiteti i Columbias, transmeton portali arbresh.info.

Ajo shton se shumica e njerëzve lahen me besimin se do të zvogëlohet rreziku i sëmundjeve, e megjithatë kjo gjë bën diçka më shumë se heqjen e erës së trupit.

Dr C Brandon Mitchell, asistent profesor në Universitetin e George Washingtonit, shton se larja mund të heqë vajrat natyrale nga lëkura, të cilat mund të prishin bakteret e mira që mbështesin sistemet imunitare të njerëzve.

Sipas Dr Mitchell, të bërit dush vetëm një herë ose  dy herë në javë zakonisht është e mjaftueshme për shumicën, duke shtuar: “Dushi i çdoditshëm nuk është i nevojshëm”.

Ai u bën thirrje njerëzve që duan të bëjnë çdo ditë, ta bëjnë këtë gjë vetëm nëse lëkura e tyre është e shëndetshme dhe e hidratuar./

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...