Donald Lu: Shqipëria të dëgjojë shqetësimet e vendeve të BE

PUBLIKUAR

Pasi uroi shqiptarët për vendimin pozitiv të Komisionit Europian për Shqipërinë, ambasadori amerikan Donald Lu deklaroi se Shqipëria duhet t’u vërë veshin shteteve anëtare të BE-së, të cilat kërkojnë rezultate konkrete kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe vazhdimin e reformës në drejtësi.

Sipas Donald Lu, Shqipëria ka ende kohë për të bërë përparim në këto çështje, përpara vendimit të qershorit, nëse për vendin do të hapen negociatat për anëtarësimin në BE.

“Unë nuk jam ambasador i një vendi të BE-së, por shpresoj se Shqipëria do t’ua vërë veshin shteteve anëtare që kanë kërkuar rezultate konkrete kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar dhe në reformën në drejtësi përpara vendimit për të hapur negociatat për anëtarësim. Përpara vendimit të qershorit, Shqipëria ka ende një mundësi për të bërë përparim në këto çështje me rëndësi kritike”, – u shpreh ambasadori amerikan për Top Channel.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...