Shtimi i peshës në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt

PUBLIKUAR

Doktorët zakonisht ua rekomandojnë shtimin e peshës personave të cilët kryesisht kanë peshë të vogël, sepse edhe nënpesha mund të shkaktojë probleme shëndetësore. Por, përveç këtyre, edhe bodibuilderët dhe atletët tjerë kërkojnë shtimin e peshës përmes shtimit të muskujve.

Sipas Qendrave të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, numri i të rriturve nënpeshë nga 20 deri në 39 vjeç në vend u zvogëlua nga 3 për qind në 1.9 për qind mes viteve 1988 dhe 2008. Në shumicën e kohës ne kemi problem me peshën dhe mënyrën e të ushqyerit , fazat në të cilat kalojmë, etj., transmeton Telegrafi.

Një person i cili është nënpeshë, priret t’i përjetojë këto probleme shëndetësore:

– Sterilitet

– Vonesa zhvillimore

– Një sistem të dobët të imunitetit

– Osteoporozë

– Një rrezik të shtuar të ndërlikimeve gjatë operacionit

Ndonëse shtimi i peshës mund të jetë proces i vështirë, ushqimet e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë në këtë drejtim. Veç kësaj, këto ushqime edhe i rrisin muskujt dhe e përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm:

1) Qumështi
Qumështi ofron një përzierje të yndyrës, karbohidrateve dhe proteinave. Është gjithashtu një burim i shkëlqyer i vitaminave dhe mineraleve, përfshirë kalciumin.

Përmbajtja e proteinave të qumështit e bën atë një zgjedhje të mirë për njerëzit që përpiqen të ndërtojnë muskuj. Një studim zbuloi se pas ushtrimeve për rezistencë, qumështi ndihmon në ndërtimin e muskujve në mënyrë më efektive sesa një produkt me bazë soje.

2) Proteinat
‘Shejk’-at e proteinave mund të ndihmojnë një person për të fituar peshë në mënyrë të efektshme dhe të lehtë.

Pijet e tilla janë më efektivet për të ndihmuar në ndërtimin e muskujve nëse konsumohen menjëherë pas ushtrimeve fizike.

Sidoqoftë, është e rëndësishme të theksohet se disa pije të tilla përmbajnë ekstra sheqer dhe aditivë tjerë ushqimorë të cilët duhet shmangur. Prandaj, shikoni mirë çfarë konsumoni.

3) Orizi
Një filxhan oriz përmban rreth 200 kalori, dhe është gjithashtu një burim i mirë i karbohidrateve, të cilat kontribuojnë në shtimin e peshës. Shumë njerëz e kanë të lehtë të inkorporojnë orizin në ushqime që përmbajnë proteina dhe perime.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...